Tre emigrantë të paligjshëm nga Sudani, të cilët kishin hyrë në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër, u kapën nga Policia Kufitare teksa po lëviznin në segmentin rrugor Dardhë-Boboshticë.
Sipas të dhënave, ata kishin depërtuar në territorin shqiptar nga kufiri tokësor me Greqinë me synimin për t’u larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Për shkak të udhëtimit në terren të vështirë dhe kushteve atmosferike jo të favorshme, emigrantët i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore, dhe sipas të dhënave, gjendja e tyre shëndetësore është pa probleme.
Të tre të rinjtë janë dërguar në qendrën pritëse të emigrantëve në Kapshticë, ku pas intervistimit, do të ndiqen procedurat e tjera ligjore.
Qarku juglindor i vendit, për shkak të pozicionit gjeografik pranë kufirit me Greqinë, vazhdon të jetë një nga pikat kryesore të hyrjes së emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri.
Vetëm dy javë më parë, 8 emigrantë nga Sudani u gjetën të fshehur në një kamion në Pikën kufitare Kapshticë, ndërsa drejtuesi i kamionit, një shtetas malazez, u procedua penalisht.
Më herët, një 21-vjeçar sudanez u arrestua pasi, në bashkëpunim me persona të tjerë, ndihmonin emigrantë nga vendet e treta të hynin ilegalisht në Shqipëri dhe më pas të kalonin në Malin e Zi kundrejt pagesës.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...