Maturantët do të ulen sërish këtë të martë (24 qershor) në bankat e shkollave për të përmbzllur ciklin e provimeve të Maturës Shtetërore.
Pas tre provimeve të dhëna, atij të Gjuhës së Huaj, Gjuhës Shqipe dhe Matematikës, nxënësit do të testohen sot për njohuritë e marra në Lëndën me Zgjedhje, e cila ka përfshin një gamë të gjerë lëndësh, sikurse: Shkencat e Natyrës: Kimi, Fizikë, Biologji, Shkencat Shoqërore: Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi dhe Sociologji dhe Ekonomia dhe Artet: Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike, Histori Baleti.
Nxënësit do të paraqiten në ambientet e shkollave në orën 08:00 me një mjet identifikimi me vete, kartë ID ose pasaportë, ndërsa testimi do të nisë në orën 10:00 për të vijuar për 2 orë e 30 minuta.
Nxënësit e kanë të ndaluar kategorikisht që të kenë me vete gjatë testimit telefona apo ora inteligjente.
Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme janë shpërndarë shumë më herët në të gjitha shkollat, duke i orientuar nxënësit për formatin dhe kërkesat e provimeve në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur për provimet e Maturës. Për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.
Procesi i hartimit, administrimit dhe vlerësimit të testeve është realizuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA). Këtë vit Ministria e Arsimit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi ndryshe./rtsh.al/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...