Një 32-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është vënë në pranga nga policia gjermane. Sipas mediave gjermane, mësohet se i riu shqiptar është arrestuar gjatë një kontrolli rutinë, në një stacion treni në Kaldenkirchen.
Gjatë kontrollit të të dhënave të tij si pasagjer, efektivët kanë kuptuar që i shqiptari ishte në kërkim nga autoritetet italiane me një urdhër arresti ndërkombëtar ekstradimi, për krime pronësie. Raportohet se gjatë kontrollit fizik të shqiptarit, oficerët gjetën edhe 20 gramë kokainë në xhepin e xhaketës së tij.
Më pas shqiptari u arrestua në vendngjarje dhe u dërgua në Komisariatin Federal të Policisë Kempen për procedim të mëtejshëm. I akuzuari u procedua për identifikim dhe mbetet në paraburgimin e policisë federale derisa të konsultohet me Prokurorinë Publike të Dyseldorfit për t’u sjellë para Gjykatës së Qarkut Krefeld, shkruan A2cnn.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...