Në Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, Presidenti Ilir Meta thotë është e domosdoshme për të rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë në shtimin e përpjekjeve për zhdukjen e këtij fenomeni.
Për këtë arsye, ndërtesa e kreut të shtetit është ngjyrosur mbrëmjen e sotme me ngjyrë portokalli.
Mesazhi:
Në Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave është e domosdoshme për të rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë në shtimin e përpjekjeve për zhdukjen e këtij fenomeni.
Pandemia COVID-19 ka ndikuar akoma më shumë në rritjen e rrezikut të dhunës, veçanërisht të dhunës në familje për gratë dhe vajzat, duke treguar se për disa prej tyre as shtëpia nuk është vend i sigurtë.
Ndryshimi, për të eleminuar dhunën ndaj tyre, është i mundur të bëhet duke evidentuar dhe dënuar dhunuesit, duke siguruar mbështetje dhe struktura të sigurta për gratë dhe vajzat e dhunuara, duke forcuar dhe zbatuar ligjet ndaj dhunuesve, si dhe duke adresuar dhe luftuar shkaqet e dhunës.
Me rastin e kësaj Dite, Institucioni i Presidencës ju bashkua sot fushatës “Ngjyrosni Botën Portokalli” duke u solidarizuar me këtë kauzë të rëndësishme.
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Gjakovë, z...
Aksioni i policisë në ARBK/ Prokuroria jep detaje
Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubis...
Hamza për tragjedinë në Vjenë: I pikëlluar thellë, ngushëlli...
Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë
Kurti: Mbi 5.7 milionë euro investime në xhudo, përgjigje nd...