Projekti i ri i prezantuar per mbikalimin shqiponja është miratuar nga këshilli teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe pritet të nxirret për tenderim.
Kosto totale është 2 miliard e 695,7 milion e lekë dhe sipas qeverisë po t’i zbresësh vlerën e TVSH dhe rezervën e fondeve, shuma që do të prokurorët është përafërt me tenderin e parë që u anulua.
Tenderi per projektin e mëparshëm e mbikalimit tek sheshi Shqiponja u anulua pas skandalit me kompaninë guackë “DH Albania”, e cila ishte shpallur fituese duke ofruar 20 milionë euro, ndërkohe që çështja po hetohet nga prokuroria. Nga ana tjetër qeveria shqiptare nuk ka arritur të arkëtojë deri tani garancinë e sigurimit të ofertës dhe për këtë gjendet në proces gjyqësor me një kompani sigurimesh.
Ndërkohë puna per rindërtimit e unazës së re nuk ka nisur në terren ende. Nuk ka një datë të saktë, edhe pse procedurat e shpronësimit kanë avancuar.
Sipas ministres Balluku rikostruskioni mund të nisë me parë tek loti i dytë që i takon pjesës qëndore, pasi edhe per tenderit e lotit të tretë që përfshin pjesën tek Pallati me Shigjeta po zhvillohen hetime nga Prokuroria.
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...