Kreu i PDK-së Nard Ndoka ka komentuar ftesën e Lulzim Bashës drejtuar Ramës për vetting në politikë.
I pyetur syri.net rreth kësaj çështjeje, Ndoka tha se Rama ka frikë nga vettingu dhe nuk ka për ta pranuar.
‘Besoj se zoti Rama nuk e ka të sinqertë përgjigjen, sepse ai përherë përgjigjet ose me batuta, ose më përgjigje gjysmake.
Ka frikë dhe trysni brenda kësaj mazhorance, pasi janë të zhytur në krim dhe korrupsion dhe duke u përballur me vettingun, kjo mazhorancë ndjen fundin e tyre. Kjo i vendos në vështirësi edhe vetë Ramën. Rama duke kapur sistemin e drejtësisë, vazhdon ti urdhërojë ata që ti binden urdhrave të tij. Rama e ka zgjeruar skemën e ministrave me të cilët vjedh. Ashtu siç e dinte për dy ministrat e tij lidhjet me krimin, sot i gjithë kabineti qeveritar është në urdhrat e Ramës. Ministrat e Ramës janë personazhe që firmosin ato që ju çon shefi’, tha Ndoka.
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...
“O Klod a të kam burrë?”, Elijona i shkon në sht...
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...