Është ndizur drita jeshile për rrugën e vjetër Kombinat-Ndroq-Plepa në Shqipëri, ku ka nisur rindërtimin e segmentit të parë deri në Pezë-Helmes.
Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri shqiptar, Edi Rama shprehet se ky aks do i shërbejë zhvillimit te mëtejshëm të zonës, dhe të Shqipërisë Turistike.
“U ndez drita jeshile edhe për rrugën e vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, ku ka nisur rindërtimi për segmentin e parë deri në Pezë-Helmës dhe do të vijojë me segmentin tjetër, deri në përfundimin e projektit të zgjerimit e rehabilitimit të plotë të këtij aksi, i cili do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të krejt zonës, si edhe Shqipërisë Turistike me një tjetër rrugë panoramike për vizitorët e turistët e shumtë”, shkruan Rama.
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?