Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, i kryesuar nga Ndihmës Ministri i Jashtëm i Kinës dhe Sekretar i Përgjithshëm i Nismës së Bashkëpunimit Kinë +16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, Liu Haixing ka mbërritur të dielën në Tiranë.
“Nesër zhvillojmë konsultime diplomatike mes dy vendeve, ku do të shqyrtojmë ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe në sferat politike, ekonomike e tregtare, kulturore, etj. si dhe atë në kuadër shumëpalësh”, ka shkruar në facebook, zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme, Selim Belortaja, i cili ka pritur delegacionin kinez në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, shkruan ATA.
Belortaja thekson se, “vend të veçantë do zerë shqyrtimi i platformës 16+1 me mundësitë dhe instrumentet që ofron. Do të ndajmë informacion për mundësi e projekte zhvillimi në Shqipëri, si dhe mbështetjen e tyre edhe nga burimet tekniko-financiare (publike e private) kineze. Do të sjellim natyrisht edhe vlerësimin e secilit për zhvillimet kyçe ndërkombëtare”.
Ministria e Punëve të Jashtme njofton se delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, i kryesuar nga ndihmës-ministri i Jashtëm, Liu Haixing do të zhvillojë nesër një takim në orën 10:00 me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.
Trump thotë se brenda “dy-tre javësh” SHBA-ja do të largohet...
Osmani dekoron Dardanët: Ata i dhanë gjithë kombit tonë shpr...
QKUK-ja fillon endoskopinë gastrointestinale për fëmijë
Fisnik Asllani reagon pas humbjes: Dhimbja është e madhe, is...
Shtyhet seanca ndaj Veliajt, debate mbi kërkesën për ndarjen...
The Guardian shkruan për Kosovën: Kjo s’do të jetë përpjekja...