Në bashkinë Dibër procesi i numërimit është ndërprerë prej disa minutash. Sipas mediumit Klan News, shkak i ndërprerjes është bërë lodhja e komisionerëve, teksa procesi pritet të rifillojë në mesditë.
Ndërkohë sa i takon rezultateve të deritanishme në këtë qark, duket se kryeson bindshëm Partia Socialiste. Më poshtë ju sjellim rezultatet e deritanishme për bashkitë e këtij qarku.
Në bashkinë e Dibrës kryeson PS me 3109 vota, ndërkohë PD-ASHM me 2465 vota, pra 42% ka arritur të marrë kjo parti deri në këto momente, teksa 53% i ka marrë PS.
Bashkia e Bulqizës kryeson Partia Socialiste më një rezultat me të thellë se bashkitë tjera të këtij qarku.
Në bashkinë e Klosit deri në këto momente janë numëruar gjysmat e kutive të votimit nga 26 në total, teksa në mesditë pritet të përfundojë numërimi. Edhe në bashkinë Mat kryeson PS.
Policia e Shqipërisë arreston 3 shtetas të Kosovës të shpall...
“Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentali...
Dëm mbi 18 mijë euro, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për keqp...
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë
Osmani i ankohet një qytetari: “Nuk po dojnë me m’bë preside...
Shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët s...