Në fundjavë, kantieri i ndërtimit të një porti modern jahtesh në rivierën e bregdetit të Kavajës është i shkretë.
Nuk lëviz këmbë njeriu. Makineritë e mjetet e rënda qëndrojnë pajetë, ndërsa trau i vendosur në Kalanë e Turrës, aty ku po ndërtohet porti, ndalon hyrjen e personave të paautorizuar në të, duke u kthyer në barrierë edhe për shfrytëzimin e plazhit të Carinës, një tjetër plazh i bukur i Kavajës.
Në zonë tregojnë se gjatë gërmimeve për ndërtimin e portit, janë gjetur shumë artifakte, përfshire amfora antike, dëshmi e së kaluarës së pasur historike të vendit. Gjetjet arkeologjike, konservimi dhe katalogimi i tyre, si dhe vlerësimi i ekspertëve mbi gjetjet në zonë, duket se kanë çuar në ndërprerjen e punimeve.
Porti po ngrihet në një nga zonat më të bukura të bregdetit të Adriatikut, vetëm 1 orë larg aeroportit të Rinasit dhe qytetit të Durrësit. Sipas një tabele treguese të dëmtuar nga kushtet atmosferike, projekti i portit të jahteve, një investim zviceran i kompanisë Finsec Port, që shtrihet në 17 hektarë buzë detit, nisi zyrtarisht zbatimin në vjeshtën e vitit 2016 dhe pritet të përfundojë në janar të 2020-ës.
Projekti që kap vlerën e rreth 112 milionë eurove, synon të kthehet jo thjesht në një bazë për jahtet luksoze që udhëtojnë drejt Kroacisë, Malit të Zi, Italisë a Greqisë, por edhe në një resort turistik me të gjitha lehtësirat e shërbimet, përfshirë dhe hapësira golfi për turistët elitarë./tch
“Jemi me ju”, Osmani i jep forcë Dardanëve për ndeshjen e ma...
Rasti i 1 milionëshit në Merdarë, Supremja anulon vendimin e...
Meta i drejtohet sërish Gjykatës së Lartë, kërkon lirinë
MINTI themelon komision të posaçëm për verifikimin e njehsor...
Maqedonci pret shqiptarin që drejton anijen luftarake amerik...
BE shpreh keqardhje për anulimin e takimit Brdo-Brioni nga K...