Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Pukë ku prezantoi kandidatët e koalicionit ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’.
Në nisje të takimit, Berisha shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françeskut dhe mbajti një minutë heshtje në nderim të tij.
“Para se të fillojmë këtë takim elektoral, ju ftoj të nderojmë me një minutë heshtje një burrë të madh të njerëzimit, një mik të shquar të kombit shqiptar, Papa Françeskun, i cili u nda sot nga jeta”, tha Berisha.
“Krishtërimi, mbarë njerëzimi, shqiptarët kanë humbur sot një kolos të mendimit, të besimit tek Zoti, por edhe të dashurisë dhe respektit për njeriun. I përjetshëm kujtimi i shenjtërisë së tij, Papa Françeskut!”, theksoi Berisha.
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...