“Ndalu Lul, “se i ke hyp kalit mrapsht”, i themi ne nga anët tona”. – Kjo ka qënë thirrja që pedagogia Ilirjana Kuçana, i ka bërë sot Kryetarit të PD-së, duke vërejtur spastrimet që Lulzim Basha po bën në radhët e demokratëve që po mbështesin nismën “Foltorja” të Sali Berisha.
Intelektualja e njohur ka qënë therëse në mesazhin e saj publik drejtuar Bashës me titull “Ndalu Lul” – ku ia thotë fare hapur se “ky nuk është pastrim i PD-së nga “llumi” por është Ligji 55 i Agjitacion Propagandës brenda partisë që rrëzoi sistemin komunist!”
“Ndalu Lul! Ndalu Lul,se “i ke hyp kalit mrapsht” i themi ne nga anët tona. Kësaj rradhe më duket se urdhëri erdhi nga Singapori, se Luan Baçi kuotohej lart. Lëre Hotin, Grudën e Bashajt se nuk pinë ujë këto histori në vitin 2021.
Sa më shumë zgjatet kjo histori aq më me turp e mbulon figurën tënde. Lëri pak dinjitet vetes që të të japim dhe dorën nesër kur të të shohim në rrugë. Deri më sot këto largime sikur t’i kishte bërë vetë Rama, nga Flamur Noka i Kamzës e deri tek Luani Baçi që korri një ndër rezultatet më të mira historike të PD në Fier.
Ky nuk është pastrim i PD-së nga “llumi”, është ligji 55 i Agjitacion Propagandës brenda partisë që rrëzoi sistemin komunist, ku mendimi ndryshe dhe debati brenda saj kanë qenë gjithmonë vlera të saj.” /syri.net
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...