Gjatë natës së ndërrimit të viteve, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore u përball me një fluks telefonatash nga qytetarët që kërkonin ndihmë.
“Gjatë natës së vitit të ri kemi patur mbi 1200 telefonata nga qytetarët, kryesisht për probleme të intoksikimit etilik, ku nga këto janë kryer mbi 300 vizita në shtëpi pra misione shpëtimi”, shprehet Lejdi Kazazi, mjek në Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore.
Nga të dhënat e QKUM-së këtë vit rezulton i dëmtuar nga fishekzjarret vetëm një person ndërkohë që nuk kanë munguar as probleme të tjera.
“Përveç alkoolit kemi patur edhe raste të problemeve kardiake, ndërkohë që një rast me traumë në gishta është dërguar në spitalin ushtarak për ndihmë mjekësore”, shprehet mjeku Kazazi per “t.ch”.
Gjithashtu u është dhënë ndihmë disa të lënduarve në 2 aksidente rrugore, ndërsa për një urgjencë në një zonë të thellë është përdorur edhe helikopteri.
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...