Ndahet nga jeta në moshën 80 vjeçare këngëtari dhe kompozitori korçar Nonda Kajno.
Kajno lindi në Korçë më 18 gusht 1945 dhe ndoqi studimet në Liceun Artistik “Tefta Tashko Koço”.
E nisi karrierën artistike në aktivitete kulturore lokale si interpretues i serenatës dhe këngës qytetare dhe më pas krijoi kompozime origjinale duke sjellë këngë të dashura për publikun.
“ Për ty o Korça ime”, “Ah sa të kam dashur”, Pra zgjohu vajza ime,” janë ndër krijimet e tij më të spikatura.
Kantautori Nonda Kajnon ishte një ndër serenatistët më në zë të këngës korçare. Ai mbetet i pari në historinë e Shqipërisë që në vitet 1970 që krijoi grupin e parë muzikor me 3 kitara që më vonë u përhap dhe në Tiranë.
Sipas tij, serenatat nuk mund të thuhet se janë të rrezikuara, sepse ato i mbajnë gjallë vetë korçarët.
“I mbajnë gjallë emigrantët kudo nëpër botë. Do të ishte më mirë që pushteti lokal të mos e linte në harresë këtë vlerë që ka Korça”, ka thënë Nonda Kajno./tar
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Krye...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet