Është ndarë nga jeta ditën e sotme ish-deputeti i PD-së Idriz Xhumara.
Lajmin e ka bërë me dije deputetja e PD-së Dhurata Çupi, e cila shkruan se Xhomara u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Mesazhi i deputetes së PD-së:
Një ikje e parakohshme, një largim që lë pas shumë dhimbje por edhe vlera.
Sot mora lajmin e hidhur të ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-deputetit Idriz Xhomara, i cili lë pas një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e demokratizimin e Matit. Deputeti i përballjeve të drejtpërdrejta dhe i guximit Idriz Xhomara sot nuk është më mes nesh, pasi një sëmundje e papritur i mori jetën në moshën 68 vjecare.
Përcjell ngushëllimet e mia familjarëve, gruas dhe fëmijëve për këtë humbje . Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar.
Me ndarjen nga jeta të Idriz Xhomarës PD Mat humbi njeriun e vlerave të patjetërsueshme por që na le detyren për t’i vijuar.
Ngushëllime.
U prehsh në paqe koleg i nderuar.
Idriz Xhumara ishte deputet në legjislaturën e vitit 2005 si përfaqësues i PD, ndërkohë në 2009-ën ai u përjashtua nga lista e kandidatëve.

Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...