Qeveria ka miratuar vendimin që i hap rrugë disbursimit të fondit 30 milionë euro për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve gjatë vitit 2023.
Këto para synojnë të lehtësojnë kostot në bujqësi, blegtori e peshkim.
Këtë vit janë 9 masa mbështetëse, ku përfshihen edhe bletërritësit, fermerët e serrave dhe fermave organike. Po ashtu, do të subvencionohen edhe ata që synojnë ndërtimin të tregjeve të reja bujqësore dhe të kafshëve të gjalla,
Skema e naftës falas për fermerët akodron një fond rreth 12 mln euro, dhe për vitin e tretë në radhë shkon për aktivitetin e tyre prodhues, duke hequr nga kostot e shumta, ato të karburantit.
Ndërkohë, për kultivuesit e perimeve pagesat janë të drejtpërdrejta në masën 3500 euro për ha.
Teknikat e reja të kultivimit përmes skemës kombëtare të trajnimit në bujqësi, do të përfshihen po ashtu me mbështetje buxhetore këtë periudhë./euronews
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?