NATO ka nisur një projekt në vendet anëtare kundër dezinformimit dhe veprimtarive armiqësore të informacionit.
Në një njoftim për shtyp, NATO bën të ditur se do të ofroj grante për ide të reja në fushën e informacionit duke u mundësuar vendeve të Aleancës që të jenë më elastike ndaj dezinformimit dhe veprimtarive armiqësore të informacionit.
Ndërkohë, Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se dezinformimi dhe veprimtaritë armiqësore të informacionit janë kthyer në një fenomen shqetësues dhe për këtë NATO është e vendosur t’i kundërpërgjigjet këtyre fushatave.
“Nisma më e fundit e Aleancës është gjithashtu një mundësi e jashtëzakonshme për organizatat joqeveritare (OJQ) shqiptare, universitetet, dhe çdo organizatë tjetër të shoqërisë civile”, ka shtuar Peleshi.
Ai ka thënë se të interesuarit kanë kohë për të aplikuar deri më 10 maj 2022./telegrafi/
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...