Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit janë përplasur me policinë mesditën e kësaj të enjteje.
Ata janë mbledhur për të protestuar përpara uzinës pasi kërkojnë të nënshkruajnë kontratat e punës.
Pas disa përpjekjeve ata kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e uzinës duke u përplasur me uniformat blu.
Ka qenë kreu i sindikatës Sokol Dautaj, i cili pas diskutimeve me përfaqësues të firmës ka qetësuar paksa situatën duke deklaruar se firmosja e kontratave kolektive sipas reparteve do të bëhet ditën e sotme.
“Me shkresat që bëmë parmbrëmë ju filloni si punëtor fillestar në rafineri. Po them një gjë dhe nuk shans që fjalën tuaj ta tjetërsojë askush. Zonja ofron një pagë që unë e dëgjoj.
Pagat dhe kontratat do të vazhdojnë efiçente në datën 7. Të gjithë punëtorët do hyjnë. Nuk ka shanse që një punëtor të mbetet jashtë“, tha përfaqësuesi i sindikatës./m.v. abcnews.al
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...