Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ditën e tretë të grevës së urisë, ku kërkojnë zgjidhje për kërkesat e tyre.
Duke folur për mediat paraditen e sotme, grevistët thanë se ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
“Vendi ku ndodhemi ka pak lagështirë dhe nuk i kemi kushtet e nevojshme. Nuk kemi pasur asnjë komunikatë nga institucionet shtetërore. Jemi 10 veta. Në grevë ky është një numër simbolik. Në grevë është i gjithë qyteti i Ballshit, na mbështesin të gjithë”, u shpreh njëri nga grevistët.
Ata shprehen të vendosur për ti shkuar grevës deri në fund, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Naftëtarët pretendojnë se kanë disa muaj, deri në mbi një vit rroga pa marrë, duke thënë se kanë mbetur në mes të rrugës dhe puna është ndërprerë dhe se pavarësisht protestës në Tiranë, askush nuk i priti./gazeta mk
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...