Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga Muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë të Tiranës.
Rama ka thënë se ky muze është destinacioni turistik i një historie politike unikale të ushtrisë shqiptare, e cila gjatë komunizmit, sipas Ramës, u armatos deri në dhëmbë për të luftuar me tërë botën
“Fundjava në Muzeun e Forcave të Armatosura në Bërzhitë, Tiranë, destinacioni turistik i një historie politike unikale të ushtrisë shqiptare, e cila gjatë komunizmit u armatos deri në dhëmbë për të luftuar me tërë botën, në Shqipërinë e izoluar si një Kore e Veriut, në mes të Europës, ndërkohë që muzeu ofron edhe një hapësirë të gjelbër e një vendpushim kafeje, ku vizitorët shijojnë ajrin e pastër të rrethuar nga objekte të kujtesës e të traditës shqiptare”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot