Rreth 9 milion euro do të jetë vlera e ngritjes së muzeut hebraik në Vlorë, një investim që do të realizohet në qendrën historike të qytetit bregdetar. Muzeu parashikohet të kthehet në një qendër pelegrinazhi për të huajt si dhe për të treguar bashkejetesën por edhe mbrojtjen që vlonjatët dhe shqiptarët i dhanë komunitetit hebre.
Kreu i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha dhe kreu i drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare Orges Feimi e kanë cilësuar këtë projekt një investim të rëndësishëm për Vlorën që do të ndikoj në tërheqjen e turistëve dhe sidomos atyre nga Izraeli.
Punimet pritet të nisin së shpejti ndërsa afati i përfundimit është përcaktuar dy vjet./abcnews.al
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten