Motra e 25 vjeçarit të vrarë nga efektivi i policisë, Klodian Rasha, i është bashkuar protestës së qytetarëve para Kryeministrisë.
Bora Rasha tha se është kthyer nga Italia vetëm për ngjarjen, ndërkohë që ka shtuar se familjarët kërkojnë vetëm të drejtën e vëllait të saj.
E motra e Klodian Rashës mbante në dorë edhe flamurin shqiptar, që ajo tregon se është simbolikë e gjakut të derdhur të 25 vjeçarit.
“Kam qenë në Itali, dhe jam nisur për ngjarjen. Familja ime kërkon të drejtën, për çfarë është vrarë vëllai im. Vëllai e blinte paketën rreth 20 minuta në këmbë. Probleme nuk ka patur, ai ka qenë djalë i mirë, i rregullt. Ishte i fejuar dhe sivjet prisnim ta martoni. E takova para gjashtë muajsh. Kur erdha nuk e takova të gjallë, e takova në arkivol. Dua të drejtën e vëllait tim. S’ka patur faj fare, për çfarë e kanë qëlluar. Duhet të qëllonin në ajër, jo në zemër. Flamurin e mbaj për gjakun e vëllait që është derdhur”, ka thënë ajo.
Sakaq protesta ka dalë nga kontrolli, ku protestuesit kanë thyer xhamat e Ministrisë së Brendshme dhe njëkohësisht po qëllojnë godinën e Kryeministrisë./oranews
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...