Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë, në vendin e quajtur Bocovë në Fier.
Sipas Klan News, një motorr është përplasur me një këmbësor, i cili ka marrë lëndime në trup ndërkohë që si pasoję e goditjes së fortë është dëmtuar dhe drejtuesi i motorrit.
Të dy janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dy të lënduar.
Njoftimi i Policisë së Shqipërisë:
Fier/Informacion paraprak-Rreth orës 18:20, në Boçovë, motomjeti me drejtues shtetasin A. M., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. B., 85 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori janë dëmtuar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...