Shqipëria edhe sot do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të ftohtë.
Më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht në zonat e ulëta. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin herë pas here kalime vranësirash të pakta nëpër të gjithë territorin, megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të ulëta në mëngjes, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -6°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 11°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht lindor duke krijuar në brigjet detare valëzim të ulët./abcnews.al
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...