Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbeten prezent për vendin tonë duke ndikuar mot kryesisht të kthjellët. Herë pas here do të shfaqen vranësira të lehta e kalimtare, më të dukshme në zonat verilindore dhe juglindore.
Po ashtu edhe orët e pasdites do të vijojnë me mot të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të vendin, përjashtuar zonat malore juglindore ku do të ketë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu afatshkurtër.
Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 1- 2 gradë si në vlerat minimale dhe në ato maksimale. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...