Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu që fillojnë në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim dhe gradualisht përhapen në zonën perëndimore dhe qendrore.
Në mesditë deri pasdite reshjet do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në veriperëndim, perëndim dhe qendër do të ketë reshje me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shoqëruar me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.
Në mbrëmje reshjet do të ndërpriten në shumicën e zonave duke mbetur vetëm në veri me intensitet të ulët dhe lokal.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s dhe përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe gjatë zhvillimit të vranësirave do të arrijë deri në 20 m/s. Deti do të jetë i valëzuar me forcë 4-5 ballë.
IPK heton pesë policë për përvetësim të cigareve të sekuestr...
Rikthimi i madh i Sportingut – portugezët përmbysin Bo...
Ish-Kryediplomati i Shqipërisë-BE’së: Tani nxirreni nga sirt...
Trump thotë se SHBA-ja duhet të rishikojë pjesëmarrjen në NA...
Begaj mbledh gazetarët në iftar: Kujdes me lajmin, fjala sot...
Flick para sfidës ndaj Newcastle: Duhet ndeshje perfekte, Ya...