Këtë të diel, Shqipëria do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe relativisht i ftohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.
Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, të cilat përveç kthjellimeve do të kenë herë pas – here vranësira të shpeshta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të tyre, duke u luhatur nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopi, deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det, me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./tch
Ilir Meta nga gjyqi përshëndet të pranishmit me dy gishtat l...
Irani hedh poshtë kritikat e Trump për kërkesat e përfundimi...
Limaj kërkon të bashkohet me listën e PDK-së, Lladrovci: Ësh...
Specialja kundërshton interpretimin e raportit britanik, aku...
Kurti në Gjermani: Kosova ka potencial të madh në teknologji...
PDK mban sot mbledhje të kryesisë, pritet të diskutohet rikt...