Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në zonën e veriut dhe relievet malore në lindje. Në zonën e veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët (në mënyrë të izoluar mesatar) ndërsa në zonën e qendrës dhe jug reshje shiu të izoluara, afatshkurtra dhe në formë pikash.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/s, ndërsa në bregdet e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 6-10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen nga -1 në 17 gradë Celsius.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...