Moti i kthjellët dhe relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e Shqipërisë deri pas mesdite kur priten vranësira të pakta nëpër të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Verilindore – Juglindore. Megjithatë nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të situatës termike paso pritet depërtim i masave ajrore më të ngrohta me origjinë Perëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 16°C vlera më e lartë në Fier dhe Sarandë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë./abcnews.al
FMN vlerëson progresin e Kosovës në stabilitetin financiar
Nëna e Adionit kërkon falje publike për ofendimet ndaj Mimoz...
Irani konfirmon se po e shqyrton propozimin e SHBA-së për t’...
Hapet Gjykata Administrative e Kosovës, Haxhiu: Ditë e rëndë...
Krizë tek Real Madridit, Marca raporton për një distancim të...
Lezha vendos çmimin e plazheve, 3 euro në ato publike dhe de...