Moti sot në Shqipëri do të jetë i ndryshueshëm, ku orët e paradites; do të dominohen nga moti i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqiten zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara do të jenë në skajin verior.
Parashikohet që nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të mbetet moti edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C më e ulëta në zonat malore deri në 14°C më e larta në zonat bregdetare.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe verilindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë/abcnews.al
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...