Sipas MeteoAlb, dita e premte do të jetë në mbizotërimin e motit të vranët në pothuajse gjithë territorin përgjatë gjithë 24-orëshit në Shqipëri.
Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu.
Reshjet më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës, ku do të përfshijnë gjithë vendin tonë dhe më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 20°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Jugore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./tvklan.al/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...