Territori i Shqipërisë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare gjatë paradites ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.
Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës të sjellë shtim të vranësirave në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të pakta shiu në zonat Lindore si edhe pjesërisht në ultësirën perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si në orët e mëngjesit POR rriten në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C temperatura më e ulët deri në 31°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët./abcnews.al
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...