Moti në Shqipëri i kthjellët dhe temperatura deri në 35°C

08:10 | 5 Korrik 2026
E.G

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e diel në Shqipëri do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit, me mot kryesisht të kthjellët dhe dominim të rrezeve të diellit.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndimor, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në zonat malore, luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, era pritet të forcohet deri në 14 m/s, duke shkaktuar valëzim në det me forcë 1 deri në 3 ballë.

Temperaturat do të jenë tipike verore, me vlera maksimale që do të arrijnë deri në 35°C në disa qytete të vendit. Konkretisht, temperaturat do të luhaten nga 12°C në Dibër gjatë orëve të mëngjesit deri në 35°C në Tiranë, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër gjatë mesditës.

Parashikimi i temperaturave sipas qyteteve:

Shkodër: 18°C / 33°C

Kukës: 14°C / 30°C

Lezhë: 17°C / 33°C

Dibër: 12°C / 30°C

Durrës: 19°C / 34°C

Tiranë: 20°C / 35°C

Elbasan: 19°C / 35°C

Berat: 17°C / 35°C

Vlorë: 20°C / 34°C

Korçë: 13°C / 28°C

Gjirokastër: 15°C / 35°C

Sarandë: 20°C / 34°C

 

Shpërndaje në rrjete sociale