Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të ftohtë, më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht në zonat e ulëta. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin herë pas here kalime vranësirash të pakta nëpër të gjithë territorin, megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht lindor duke krijuar në brigjet detare valëzim të ulët.
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...