Sipas MeteoAlb, zhvillimi i një qendre me presion të ulët atmosferik mbi gadishullin e Ballkanit, ka sjellë në Shqipëri mot të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante; herë pas here shirat do të jenë rrebeshe si edhe në formë shtrëngate.
Nuk do të mungojnë gjithashtu; intervale të shkurta me kthjellime; të cilat më të theksuara do të jenë përgjatë vijës bregdetare. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të dukshëm të reshjeve në territor.
Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në orët e mëngjesit, por edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 4°C deri në 22°C.
Era; do të fryjë mesatare gjatë paradites, por herë pas – here e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë maksimale 65 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...