Sot moti në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit.
Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri mëngjesin e së mërkurës.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 21 °C vlera më e lartë në rang territori ku do të shënohet në qytetin e Fierit dhe Sarandës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë./abcnews.al
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...