Sipas MeteoAlb, në Shqipëri orët e para të mëngjesit do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut e dëborës në zonat malore, por duke filluar që nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i situatës së reshjeve, por temperaturat do të jenë sërisht të uëlta për shkak të masave të ftohta polare që kanë mbërritur në gadishullin e Ballkanit.
Parashikohet që nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë të mbetet Shqipëria deri mëngjesin pas-ardhës. Prania e lagështirës së lartë në ajër do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rënië në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga – 3°C më e uleta deri në 12°C më e larta në rang vendi.
Era do të fryjë e forte me shpejtësi 60 km/h në sipërfaqen e tokes dhe mbi 80 në det të hapur me drejtim, verior dhe verilindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...
Ousmane Dembele shpallet “Lojtari më i mirë” në botë nga “Gl...
Cristiano Ronaldo e fiton çmimin “Lojtari më i mirë i Lindje...
Stavileci, PDK: Gjysmë ore kohë për të votuar, hap vendimtar...