Moti i ligë në Vlorë, pezullohet lundrimi i anijeve të vogla

10:11 | 7 Shkurt 2021
A Z

Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike te përkeqsuara për 48 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj janë anuluar lundrimet e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Era dhe deti në drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 4-5bft 7-10m/s brenda gjirit të Vlorës, dhe jashtë gjirit të Vlorës – era dhe deti në drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 6-7bft 10-15m/s jashtë.

Anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar !

Përmisimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jetë në datën 08.02.2021 ora 16:00 dhe ne vazhdim./TCH

Të ngjashme