Në zona të ndryshme në Shqipëri, moti i keq po shkakton probleme dhe vështirësi të shumta në qarkullimin rrugor.
Nga informacionet e fundit zyrtare TCH mëson se reshjet e dëborës vijojnë në Llogara, rruga kalohet me vështirësi dhe policia udhëzon udhëtarët që të përdorin zinxhirët.
Pas përplasjes së dy veturave, uniformat blu që mbikëqyrin aksin e ngrirë prej 2 km kanë ndaluar automjetet duke detyruar drejtuesit që t’i vendosin ato. Në vendin e ngjarjes mësohet se ndodhet edhe një borë-pastruese.
Ndërsa në Gramsh, nga rrëshqitja e dherave si pasojë e lagështirës është vështirësuar kalimi në akset që lidhin qytetin me komunat Sulte, Kukur dhe Poroçan.
Reshje bore ka pasur edhe në komunat e thella të Librazhdit, por për fat të mirë nuk ka zona të bllokuara, njoftojnë më tej autoritetet.
Edhe në Qafë Thanë ka dëborë, por jo probleme në qarkullim./arbresh.info/
Gjashtë skuadrat e Premier League dështuan në ndeshjet e par...
Sot varroset 31-vjeçari Yll Çeku, i cili vdiq pas një akside...
Konflikti në Lindjen e Mesme rrit çmimet e biletave të avion...
OVL i reagon Speciales: Shumë herë janë shkelur të drejtat e...
Trump: SHBA-të nuk kanë mbaruar ende në Iran
Edi Rama publikon pamje nga Liqeni Artificial i Tiranës