Sikundër u paralajmërua edhe një ditë më parë nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja se do të merrte një urdhër të dytë nëse situata do të ishte kritike, tashmë çdo gjë është konfirmuar.
Për shkak të gripit do të zgjatet edhe pushimi, duke lënë të kyçur çedhet, kopshtet, shkollat dhe universitetet.
Ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të masave për parandalimin e virusit të gripit, vendosi që çerdhet, kopshtet dhe shkollat të qëndrojnë të mbyllura, pasi moti i ftohtë krijon kushte të favorshme për përhapjen e virusit. Por duket se situata është rënduar edhe më tej, pasi është shtyrë pezullimi i mësimit edhe për një javë tjetër.
Burime nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se ky vendim do të zbatohet për çerdhet, kopshtet, shkollat dhe universitetet, raporton “Vizion Plus”. Po ashtu do të jetë pushim edhe për njërin nga prindërit e fëmijës së mitur, që punon në administratë.
Shifrat e fundit tregojnë se 10 persona janë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa është konfirmuar se 8 prej tyre janë prekur nga gripi AH3N2.
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...