Pas njoftimit për pezullimin e lundrimeve gjatë fundjavës në Vlorë për shkak të motit të keq, masat e sigurimit kanë prekur edhe portin e Durrësit.
Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi për kushte të rënduara atmosferike që do të ndikojnë në lundrimet për disa linja detare.
Të shtunën tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës do të nisen nga të dyja drejtimet, por ditën e dielë, më 23 mars 2025, do të ketë një pezullim të lundrimeve për shkak të motit të përkeqësuar dhe dallgëve të detit, shkruan euronews.
Në njoftimin e bërë të shtunën, Drejtoria e Përgjithshme Detare theksoi se:
Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike, gjithë bregdetit shqiptar, duke filluar nga ora 08:00 datë 23.03.2025, do të përfshihet me erë të fortë në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 8-9bft me shpejtësi deri 25-40m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
-NDALOHET PAISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 06:00 DATË 23.03.2025.
-TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT TË MARRIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
-Anijet pasagjere të linjës Durrës-Bari-Durrës do të nisen ditën e sotme nga të dyja drejtimet dhe ditën e nesërme do të pezullohen.
-Anija e linjes Ankona -Durres -Ankona do të operoje normalisht.
-Tragetet e linjes Sarandë-Korfuz-Sarandë do të vazhdojne të operojne normalisht.
-Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 25.03.2025″.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...