Shqipëria vijon të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante por në sasi të pakta.
Herë pas here priten intervale me kthjellime, ku më të theksuara do të paraqiten në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta.
Parashikohet orët e vona të mbrëmjes të sjellin grumbullim të vranësirave në të gjithë territorin duke gjeneruar shira me intensitet mesatar dhe deri intensivë në zonat veriore dhe veriperëndimore duke sjellë përmbytje në këto rajone.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët deri në 30°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Berat dhe Elbasan.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë./abcnews.al
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...