Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe gjatë ditës së enjte.
Në orët e paradites do të dominohen nga vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu e dëbore në zonat veriore dhe qendrore ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura por pa reshje paraqiten zonat Juglindore të Shqipërisë.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu si edhe dëbore në të gjithë vendin. Dëbora do të jete prezente në të gjithë shtrirjen lindore.
Ndërsa në orët e vona të natës pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike duke larguar reshjet nga i gjithë vendi.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C më e ulëta në zonat malore deri në 12°C më e larta në zonat bregdetare.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë./abcnews.al
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK
Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë