Google ADS

Mot i keq në Shqipëri, Balla: Policia i ka dhënë ndihmë 21 shoferëve, ja qarqet problematike

19:06 | 25 Nëntor 2023
E.H

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka njoftuar se si pasoj e motit të keq dhe reshjeve të mëdha të borës, është vështirësuar qarkullimi me mjete në disa akse rrugore në qarqet e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës.

Me anë të një postimi në Facebook, Balla thotë se Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme kanë dhënë ndihmë në 21 raste ndaj drejtuesve të automjeteve të bllokuar, përcjell Arbresh.info

Ai përsërit apelin e Policisë për qytetarët, për vendosjen e zinxhirëve dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit.

Postimi i plotë:

MOTI I KEQ me reshje të dendura dëbore ka sjellë si pasojë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore në qarqet Kukës, Shkodër dhe Dibër. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme kanë dhënë ndihmë në 21 raste ndaj drejtuesve të automjeteve të bllokuar. Policia e Shtetit apelon për vendosjen e zinxhirëve dhe për zbatim të udhëzimeve të dhëna në njoftimet publike, për rrugët e bllokuara apo ato që paraqesin vështirësi. Për çdo informacion apo nevojë për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112.

Respektoni sinjalistikën rrugore

Ruani distancën e sigurisë me mjetet e tjera

Ndiqni udhëzimet e Policisë së Shtetit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale