Ashtu sikurse ishte parashikuar opozita ka nisur marshimin në Shkodër. Me pankarta “Qytetnimi është më i fortë se krimi”, qytetarët po marshojnë sot në Shkodër. Ata u grumbulluan fillimisht para godinës së bashkisë së qytetit të Shkodrës.
Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë në Shkodër, pas ngjarjes së fundit ku u vranë 3 persona mes të cilëve edhe një kalimtare e rastit.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se “Shkodra nuk mund t’i nënshtrohet krimit”.
Kjo është protesta e tretë e opozitës, si pjesë e aksionit opozitar të “mosbindjes civile”, që vjen pas atentatit të fundit me 3 viktima në Shkodër. Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në marshimin e të sotëm në solidaritet me Shkodrën./a2cnn
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...