Policia e Shtetit në Shqipërinjofton se ka proceduar penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, si dhe kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në lidhje me protestën e zhvilluar më 7 tetor 2024.
Në një komunikatë për mediat, policia ka njoftuar se është arrestuar një 57-vjeçar për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 9 protestues të tjerë, ndërkohë që dy të mitur dhe një 29-vjeçar janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia bën me dije se si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov u dëmtuan dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën.
Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 shtetas babë e bijë, të cilët dyshohet se janë dëmtuar me lëndë plasëse dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije gjithashtu se pranë bashkisë Tiranë policia janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe dy çanta me 17 bomba molotovë.
Materialet në ngarkim të personave të proceduar penalisht u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme./euronew.al/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...