Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një oficer policie, të dyshuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”.
Në pranga është vënë oficeri i policisë, nënkomisar Kastriot Palushi, 35 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
“Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga hetimi i kryer, u administruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet e policisë gjyqësore, ka kërkuar dhe marrë shumën monetare prej 50.000 lekësh, duke premtuar shmangien nga përgjegjësia penale ndaj një shtetasi, i cili disa ditë më parë ishte kallëzuar nga një tjetër shtetas për kanosje. Në përfundim të veprimeve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 50 mijë lekësh, një automjet Hyundai, një aparat celular dhe dokumente të tjera që lidhen me ngjarjen”, bëri me dije policia.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje./euronew.al/
Avokatja e Thaçit: Detyrojeni dëshmitarin që të përgjigjet o...
ZYRTARE: Rodrygo humb sezonin dhe Botërorin, Real Madridi ko...
El Mencho varroset në një arkivol të artë, funerali i tij në...
Rutte nga Shkupi: Do të sigurohemi që KFOR-i në Kosovë të mb...
Spekulime për një largim të Ronaldos nga Arabia Saduite pas ...
Prattipati takon Krasniqin, ambasada: U diskutua mbështetja ...