Ndikimet e luftës në Ukrainë vazhdojnë të reflektohen në ekonominë shqiptare. Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit “Moddy’s” ka rishikuar me tkurrje projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 3.4%, nga 4.5 që kishte parashikuar fillimisht.
Lufta Rusi-Ukrainë ka sjellë një krizë çmimesh duke rritur ndjeshëm kostot për qytetarët. Kjo, vlerëson agjencia, do të mbajë inflacionin në 5%.
Pavarësisht kësaj, agjencia ka rikonfirmuar vlerësimin “B1”, me perspektivë të qëndrueshme për ekonominë shqiptare.
Pavarësisht kësaj, agjencia ka rikonfirmuar vlerësimin “B1”, me perspektivë të qëndrueshme për ekonominë shqiptare. Perspektiva “e qëndrueshme” e Shqipërisë sipas vlerësimit të agjencisë, përveçse reflekton rekuperimin e fortë ekonomik pas pandemisë dhe rikthimin në trajektoren rënëse të borxhit publik, mbështetet gjithashtu edhe nga pritshmëritë e agjencisë për një risk të kufizuar të aftësisë likuide si të sistemit bankar ashtu edhe të qeverisë, nga pritshmëria e vazhdimësisë së politikave./TCh/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...