Forumi Civil, një grupim intelektualësh, kërkoi që shqiptarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje. Sipas tyre, nga sondazhet e deritanishme rezulton se, 45 për qind e votuesve nuk kanë shfaqur interes për të marrë pjesë në zgjedhje.
Ish-presidenti i Shqipërisë, Afred Moisiu tha se ekziston një klimë mosbesimi ndaj politikanëve, por puna e tyre – vazhdoi ai, – duhet gjykuar me votë.
“Mos e bëni gabimin që të mos shkoni në votim. Kështu do ta përkeqësoni më shumë gjendjen. Kështu do t’u lemë dorë të lirë atyre që kanë menduar më shumë për vete, sesa për popullin. Kështu do të ngarkojmë veten me një barrë më të rëndë kundrejt të ardhmes për fëmijët, nipërit dhe stërnipërit tanë”, tha ish-presidenti i Republikës, Alfred Mosiu.
Ndërkohë, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë kërkoi nga forcat politike dhe kandidatët, që të bëjnë transparencë mbi financimet e fushatës para ditës së zgjedhjeve.
“Në mungesë të një përballjeje idesh e vizonesh, ku kandidaturat parlamentare mbeten tërësisht nën hijen e siglave të subjekteve politike, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë u bën thirrje dhe u kërkon të 18 subjekteve zgjedhore dhe kandidaturave të tyre, që të kryejnë transparencën financiare”, tha Premto Gogo, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë. /TopChannel/
Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj...
Ministria e Drejtësisë demanton raportimet për arrestimin e ...
“Ai meriton një statujë”, Laporta për Messin
Putin: Kievi nuk ka treguar gatishmëri për lëshime territori...
Justina Shiroka Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkenc...
Rama për Politico: Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin njëvj...