Në një deklaratë për mediat e huaja, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, tha se shpreson që negociatat të hapen sa më shpejt të jetë e mundur për dy vendet.
“Sot është pikërisht 1 vit pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Dhe unë mendoj se duhet ti kujtojmë vetes fuqinë e lidership-it dhe kurajës, si edhe hapat e rëndësishëm që janë marrë në Ballkanin Perëndimor. Shpresoj se shtetet anëtare do ta kujtojnë këtë duke marrë një vendim të rëndësishëm në ditët në vijim për hapjen e negociatave për të dyja Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresoj dhe besoj se duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur,”-tha Mogherini.
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...